TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2024, 21:25

Të sharta ndaj trajnerit e vendosin në qendër të vëmendjes, Ylber Ramadani bëhet çështje te Leçe

Shkruar nga Pamfleti

Të sharta ndaj trajnerit e vendosin në qendër të

Një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen ndaj Parmës dhe një asist spektakolar, e panë Ylber Ramadanin të bëhej protagonist në fushën e lojës me fanelën e Leçes. Por në Itali sot nuk flitet për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme, por për të sharat ndaj trajnerit.

I zëvendësuar në pjesën e dytë të takimit, kur skuadra e tij po fitonte 2-0, Ramadani duket se nuk e ka pritur mirë këtë gjë. Mediat italiane raportojnë se ai i është kundërvënë trajnerit Goti edhe duke e sharë atë në mënyrë të dukshme, pasi kërkonte të vazhdonte të ishte në fushë.

Një situatë e pazakontë, duke pasur parasysh se mesfushori është një nga emrat më të besuar të teknikut të Leçes. Në fund të sfidës që u mbyll me shifrat 2-2, vetë trajneri Goti u pyet në konferencë rreth kësaj situate të pazakontë.

Nuk e kam diskutuar me Ramadanin, do të flasim me qetësi nesër”, tha trajneri i Leçes për këtë shpërthim të tij që po trajtohet si “çështje” në klubin në fjalë nga mediat italiane.

ylber ramadani mbrojtësi i kombëtares shqiptare leçe

Lini një Përgjigje