
Roma duket e rilindur me Ivan Juriç në stol. Trajneri i njohur debutoi me fitore sot, teksa ekipi kryeqytetas mundi 3-0 Udinezen në “Olimpico”.
Dovbik i dhuroi epërsinë vendasve në minutën e 19, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Dibala u tregua i saktë nga 11-metra, duke përkthyer në gol penalltinë. Deri në fundin e sfidës, pati kohë edhe për një gol të Baldanzit.
Roma renditet në vendin e 10, ndërsa Udineze është në vendin e 3.
Lini një Përgjigje