
Milani ringjallet më në fund! Skuadra kuqezi fitoi 1-2 në derbi kundër Interit me gol të Gabias në minutën e 89. “Djalli” rikthehet te fitorja dhe e bën këtë në një ndeshje të madhe kundër rivalit të përbetuar.
Ndeshja u zhbllokua shpejt, me Pulisiç, i cili shënoi që në minutën e 10 të takimit. Ky gol ishte lehtësisht i parashikueshëm duke parë ritmin e lartë të ndeshjes.
Interi reagoi shpejt duke shtuar përpjekjet sulmuese, derisa gjeti golin e barazimit. Dimarko, i asistuar nga Lautaro Martinez, shënoi golin e barazimit në minutën e 38.
Kështu u mbyll pjesa e parë. 45 minutat e dyta patën po aq ritëm dhe emocion sa pjesa e parë, me të dyja skuadrat në sulm, pa u kujdesur për të marrë vetëm 1 pikë. Milani guxoi më shumë dhe pati më shumë raste, duke u shpërblyer në fund me golin e mbrojtësit Gabia.
Milani merr 3 pikë të arta që ‘shpëtojnë’ trajnerin Fonseka, i cili ishte në dyshim pas startit negativ të sezonit. Kuqezinjtë pas 5 javëve kampionat renditen në kuotën e 8 pikëve në vendin e 7, aq sa Interi në vendin e 6.
Ndeshja e rradhës për milanezët do të jetë ndaj Leçes në ‘San Siro’ dhe Udinezes në transfertë respektivisht për Milanin e Interin.
Lini një Përgjigje