TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2024, 14:57

E bujshme nga Spanja, lojtari i Shqipërisë mund të transferohet te Barcelona

Shkruar nga Pamfleti

E bujshme nga Spanja, lojtari i Shqipërisë mund të transferohet

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja këtë të hënë. Sipas “Mundo Deportivo”, portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, është në listë, për tu transferuar te Barcelona, pas dëmtimit të rëndë të Ter Stegen, që mbylli sezonin.

35-vjeçari mbylli aventurën tek Empoli dhe ka mbetur pa kontratë, ndërsa është në kërkim të një aventure të re. Berisha ka eksperiencë të madhe dhe do të ishte zgjedhje e rëndësishme për një sezon.

Megjithatë në listë, së bashku me shqiptarin, janë edhe emra të tjerë të mëdhenj, si Keylor Navas, Loris Karius, Tomas Kubek dhe Edgar Badia.

Lini një Përgjigje