
Alen Sherri do të debutojë sot me Kaljarin në Kupën e Italisë. Klubi i Serisë A i ka besuar vendin e titullarit në ndeshjen që do të luhet përballë Kremonezes në orën 18:30.
Takimi është i vlefshëm për fazën e 1/16 të Kupës së Italisë. Ky takim është me eliminim direkt dhe Sherri ka mundësi të tregojë aftësitë e tij.
Kujtojmë se portieri që u shpall kampion me Egnatian u transferua në Serinë A gjatë merkatos së verës. Dhe sot do të jenë minutat e para për të në Itali.

Lini një Përgjigje