TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2024, 20:47

Alen Sherri i pakalueshëm në ndeshjen e kthimit, Kaljari eliminon Kremonezen nga Kupa e Italisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Alen Sherri i pakalueshëm në ndeshjen e kthimit, Kaljari eliminon

Kaljari ka fituar përballë Kremonezes në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Kupës së Italisë. Kjo ndeshje përfundoi 1-0 në favor të skuadrës nga Sardenja, të cilët eliminuan Kremonezen.

Titullar në këtë sfidë për Kaljarin ishte portieri i Kombëtares shqiptare, Alen Sherri. Ky i fundit ia doli që ta mbante portën e paprekur duke shkëlqyer në ato pak raste të krijuara nga kundërshtarët.


Ndërsa, golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Xhanluka Lapadula. Pas një topi të marrë nga Auxhelo, sulmuesi i Kaljarit ia doli që ta dërgonte atë në fundin e rrjetës së portës kundërshtare.

alen sherri portieri i kombëtares shqiptare kaljari kupa e italisë

Lini një Përgjigje