TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2024, 19:26

Leçe u eliminua nga Kupa e Italisë, trajneri shpjegon lënien në stol të Ramadanit dhe debutimin e shqiptarit tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Leçe u eliminua nga Kupa e Italisë, trajneri shpjegon lënien

Leçe u eliminua nga Sasuolo në Kupën e Italisë me rezultatin 0-2, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16. Ylber Ramadani u la në stol me mjaft titullarë të tjerë nga trajneri Luka Goti, që e justifikoi më pas në prononcimin pas ndeshjes. Po ashtu foli shkurtimisht dhe për aktivizimin e Fabio Hasës në pjesën e dytë.

E premtja është shumë afër për ne. Ne duhet t’i ruanim për të premten dhe të rikuperoheshim pas ndeshjes me Parmën, që na la disa probleme. Ka shumë djem të rinj me pak eksperiencë që vijnë nga shtete të tjera.

Nuk dëshiron të humbasësh ndeshje të tilla, unë nuk doja të eliminohesha. Ndihesha sikur kisha krijuar një skuadër të përzier me eksperiencë dhe të rinj, me tentativën për t’i testuar djemtë e rinj”, u shpreh fillimisht Goti për titullarët e zakonshëm që u lanë në stol.

Hasa?Më vjen keq që luajti kaq pak, por ai është i pasimeve të shkurtra”.

Në këtë mënyrë trajneri tregoi keqardhje për Hasën, që pati ndeshjen debutuese me Leçen.

 

luka goti trajneri i leçes

Lini një Përgjigje