TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2025, 19:05

Partizani thyen Apoloninë me dy golat e Kekos, të kuqtë kualifikohen në raundin tjetër në Kupën e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Partizani thyen Apoloninë me dy golat e Kekos, të kuqtë

Nuk ka surprizë. Partizani thyen me rezultatin e pastër 2-0 Apoloninë, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në minutën e 48, Keko ndëshkoi fierakët, me golin që erdhi gjatë zhvillimit të një goditje këndi.

Në minutën e 66, Keko dyfishoi shifrat. Ai “rrëmbeu” mjaft mirë një top dhe ia doli që të finalizonte me sukses, duke “vulosur” suksesin.

Apolonia u përpoq që të bënte diçka, por e kishte të pamundur që të rikthehej në lojë. Kështu, në fazën tjetër shkojnë të besuarit e Veselinoviç, me besimin se do të mund të triumfojnë në këtë kompeticion.

Në sfidat Vllaznia-Besa dhe Teuta-Elbasani nuk ka patur gol përgjatë 90 minutave. Të dyja këto ndeshje kanë shkuar në shtesat 30 minutëshe.

partizani apolonia kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje