
Bazeli zhvilloi ditën e sotme një test përballë Shafhausen. Klubi zviceran i elitës fitoi pa problem 3-0 dhe në listën e golave u përfshi dhe Xherdan Shaqiri.
Shqiptari ishte protagonist në minutën e 27 kur realizoi golin e dyfishimit të rezultatit. “Big Shaq” nuk ndalet as këtë vit të ri dhe e nis aty ku e ka lënë. Futbollisti po udhëheq Bazelin në luftën për titull ku shpesh ka shënuar hat-trick, gola të bukur dhe vendimtar mbi të gjitha.
Kampionati helvet ende nuk ka nisur që prej pauzës, por klubi i Shaqirit po kryen miqësore me kundërshtarë vendas për të ruajtur formën, siç ishte dhe rasti i sotëm. Lugano është lider, por Bazeli është aty 1 pikë prapa dhe ish-i Bajernit ka mundësi të fitojë titullin që sezonin e parë të rikthimit në skuadrën e fëmijërisë.
Lini një Përgjigje