TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2025, 15:38

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo “shpartallon” Erzenin, Skënderbeu eliminon kryesuesit e Kategorisë së Parë; Egnatia triumfon me ‘poker’

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo “shpartallon” Erzenin,

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e para të ditës së sotme, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në këto sfida që u luajtën në kuadër të 1/8-ave nuk kishte surpriza.

Egnatia ia doli që të triumfonte me rezultatin 4-0 përballë Kastriotit. Krutanët ishin të pafuqishëm përballë kampionëve të Shqipërisë, që dominuan gjatë gjithë 90 minutave.

Në krahun tjetër, Dinamo e Ilir Dajës i ‘tregoi dhëmbët’ skuadrës së Erzenit. Dinamovitët morën një fitore të merituar me rezultatin 6-1. Ai që ra më së shumti në sy ishte Mandela, i cili shënoi plot 3 gola.

Skënderbeu dhe Egnatia janë kualifikuar për në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhtën respektivisht Vorën dhe Kastriotin.

Egnatia e pati thjesht një formalitet turin e tretë në Kupën e Shqipërisë, pasi fitoi 4-0. Në minutën e 17-të të pjesës së parë gjeti avantazhin me Alijev. Më pas në të dytën shënuan Ndreca nga penalltia, Leo Melo dhe Xhoel.

Skënderbeu e mposhti Vorën me rezultatin 1-0. Kjo ndeshje vendosi përballë vendin e fundit në Superiore dhe kryesuesin e Kategorisë së Parë. Në stadiumin “Devolli” ishin korçarët që siguruan kualifikimin. Dhe pse humbën penallti, në pjesën e dytë goli i Rabiu solli kualifikimin.

dinamo erzeni egnatia skënderbeu kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje