
Kupa e Shqipërisë do zhvillojë sot gjashtë ndeshjet e mbetura për turin e 1/8. Të martën një biletë për në çerekfinale e morën Laçi dhe Bylis, teksa Tirana është jashtë turneut.
Ndërkohë sot në 13:00 luhen dy duele. Për shkak të borës ndeshja Skënderbeu – Vora do luhet në stadiumin e qytetit të Bilishtit. Egnatia pret Kastriotin, ndërsa Dinamo dhe Erzeni përballen në 13:30.
Tre ndeshjet e tjera marrin jetë në 17:00. Teuta pret AF Elbasanin, Vllaznia luan me Besën e Kavajës, ndërsa Partizani dhe Apolonia përballen në kryeqytet.
Ndeshjet janë me një takim dhe nëse koha e rregullt mbyllet në barazim, ndeshja shkon me shtesë dhe më pas me penallti nëse do jetë e nevojshme.
Kupa e Shqipërisë – Faza 1/8
E martë, 14 janar 2025
Laçi 3-1 Kukësi 13:00
*Tirana 1-2 Bylis (Vorë) 13:00
E mërkurë, 15 janar 2025
Skënderbeu - Vora 13:00 (Stadiumi i Bilishtit)
Egnatia - Kastrioti 13:00
Dinamo City - Erzeni 13:30
Teuta - AF Elbasani 17:00
Vllaznia - Besa 17:00
Partizani - Apolonia 17:00
*ndeshja zgjati 120 minuta
Lini një Përgjigje