
Aventura e Nuri Shahin në stolin e Borusias së Dortmundit tashmë mund të ketë marrë fund dhe pritet vetëm shkarkimi i tij.
Verdhezinjtë u mposhtën 4-2 ndaj Holstein Kiel, ekip i parafundit në renditje dhe pësuan humbjen e gjashtë në 17 javë kampionat.
Vendasit ishin shkatërrues në pjesën e parë, e cila u mbyll me rezultatin 3-0, më pas reagimi i mysafirëve solli vetëm golat e Reina dhe Gitens.
Kartoni i kuq i Holtbi për Kielin nuk mjaftoi sepse Dortmundi duke sulmuar në sekondat e fundit humbi topin dhe Arp shënoi pokerin me portën e boshatisur.
Lini një Përgjigje