TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2025, 20:34

Konseisao i gëzohet fitores së parë në kampionat, Milani mposht Komon me përmbysje dhe i afrohet zonës Champions

Shkruar nga Pamfleti

Konseisao i gëzohet fitores së parë në kampionat, Milani

Serxho Konseisao i është gëzuar fitores së parë në Serinë A në drejtimin  Milanit, teksa ka parë skuadrën e tij të triumfojë jo pa vuajtje në transfertë përballë Komos.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”, përfundoi 1-2 në favor të kuqezinjve.

Këta të fundit fituan me përmbysje, pasi Komo shënoi golin e parë të sfidës me Diao në minutën e 60. Por “Djalli” përmbysi gjithçka me golin e Teo Hernandez në minutën e 71 dhe të Leaos 5 minuta më vonë.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 31 pikëve, duke u afruar me 5 pikë me zonën Champions. Madje kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak se Lacio e vendit të katërt.

 

komo milan seria a

Lini një Përgjigje