TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2025, 18:27

“Historia e disa ndeshjeve është e shkruar përpara kohe”, Murinjo lëshon akuza për trukim në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

“Historia e disa ndeshjeve është e shkruar përpara

Fenerbahçe mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme në transfertë përballë Koniasporit. Sfida e vlefshme për javën e 19 të Superligës turke, përfundoi 2-3 në favor të skuadrës që drejton Zhoze Murinjo.

Ndërsa pas përfundimit të duelit, ishte pikërisht tekniku portugez që mori vëmendjen me deklaratën e tij. “Special One” tha se ndeshje si kjo e sotmja nuk ndodhin shpesh në Turqi, sepse disa prej tyre janë të shkruara para kohe se si do të përfundojnë, duke sulmuar në mënyrë indirekte klubin e Gallatasarajit.

Ishte një ndeshje e mirë. Ka njerëz që janë të lumtur me rezultatin, ka njerëz që janë të mërzitur. Është e trishtueshme që ndeshje të mira si kjo nuk ndodhin gjithmonë në ligën turke. Kjo sepse historia e disa ndeshjeve është e shkruar përpara kohe”, tha Murinjo.

zhoze murinjo trajneri portugez futbolli në turqi

Lini një Përgjigje