TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2025, 17:43

Endri Çekiçi dhe Sokol Cikalleshi bëhen bashkë, misioni kryesor për ekipin e tyre në Ligën e Parë Turke

Shkruar nga Pamfleti

Endri Çekiçi dhe Sokol Cikalleshi bëhen bashkë, misioni

Endri Çekici tashmë ka një ekip të ri. Adanaspor është skuadra e radhës, ku mesfushori i Kombëtares shqiptare do të japë kontributin e tij. Te skuadra e Kategorisë së Parë turke, Çekiçi gjen shqiptarin tjetër, Sokol Cikalleshin.

Kujtojmë se për dy futbollistët ky është një ribashkim, pasi më parë kanë luajtur krah njëri-tjetrit edhe te Koniaspori, po në Turqi.

Endri Çekiçi dhe Sokol Cikalleshi bëhen bashkë, misioni

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka një karrierë të gjatë si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai ka mbajtur veshur fanelën e Pogradecit, Teutës, Dinamos së Zagrebit, Lokomotivës së Zagrebit, Olimpija Ljubljanas, Ankaraguçu, Koniasporit dhe Pendiksporit.

Tashmë, 28 vjeçari është gati për një tjetër aventurë me Adanasporin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ADANASPOR A.Ş. (@adanasporresmi)

endri çekiçi sokol cikalleshi mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje