
Tirana prek fundin. Bardheblutë pas sezonit zhgënjyes në kampionat i kanë thënë lamturmirë Kupës së Shqipërisë. Ballshiotët ia dolën të fitonin me përmbysje, pasi fillimisht koha e rregullt kishte përfunduar 1-1. Ruçi i dha kualifikimin Bylisit me golin në minutën e 113.
Tirana zhbllokoi takimin në minutën e 10 me Ernest, që realizoi golin e parë me fanelën bardheblu. Reagimi i miqve erdhi shpejt, pasi pikërisht në minutën e 22 ishte Marku që vendosi baraspeshën.
Skuadrat patën raste të shumta për gola të tjerë, por Ruçi e kishte rezervuar në shtesë. Kështu janë ata që kualifikohen në çerekfinale, ndërsa Tirana humbet një mundësi të artë për të besuar te Europa përmes fitores së Kupës.
Laçi është skuadra e parë që kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadra kurbinase eliminoi Kukësin e Kategorisë së Parë falë fitores 3-1 me përmbysje.
Edhe pse ekipi i Moreiros e nisi keq ndeshjen, duke pësuar gol që në minutën e 22, nga këmbët e Fadiga. Finalizimit të mrekullueshëm të futbollistit të Kukësit iu kundërpërgjigjën pa u mbyllur pjesa e parë Tresa dhe Bullari, ky i fundit realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Gjatë pjesës së dytë më konkretisht në minutën e 66, Bullari shënoi golin e dytë personal dhe të rezultatit përfundimtar 3-1.
Lini një Përgjigje