
Trajneri i ri i Evertonit, David Moyes, ka folur për herë të parë lidhur me situatën e skuadrës. Përveç performancës që pret nga lojtarët dhe merkatos së janarit, ai foli edhe për gjendjen e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, i cili u dëmtua më 9 nëntor, ndërsa Everton po luante kundër Piterboroh për FA Cup.
Moyes deklaroi se gjendja e sulmuesit është ende e paqartë dhe se po pritet të bëhet një tjetër skaner për të parë më mirë dëmtimin dhe për të pasur një imazh të qartë për të ardhmen e tij.
“Do të bëjë një skaner tjetër, thjesht po presim pak që të ulet ënjtja. Shpresojmë që brenda pak ditësh të kemi një ide më të mirë”, u shpreh Mojes.
Kujtojmë se Broja u huazua nga Chelsea, ndërsa ishte i dëmtuar. Pasi u rikuperua plotësisht, fitoi edhe vendin e titullarit në skuadrën e Evertonit, por kjo nuk do të zgjaste shumë, pasi ai u dëmtua sërish.
Lini një Përgjigje