TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 20:39

"Palaço", pacientja me kancer: Për koncert dha miliona, mua më rimbursoi vetëm 60 qindarka!

Shkruar nga Pamfleti

"Palaço", pacientja me kancer: Për koncert dha miliona,

Një paciente e prekur nga kanceri mori fjalën gjatë protestës së 39-të kundër kryeministrit Edi Rama, ku ndau historinë e saj dhe ngriti shqetësime për skemën e rimbursimit të barnave në Shqipëri.

Mes emocionesh, ajo krahasoi shpenzimet publike për organizimin e koncerteve me vështirësitë që, sipas saj, hasin pacientët për të përballuar trajtimin mjekësor.

“Këtij nuk e meriton t’i thuash kryeministër, është palaço! Sot kur ai jep gjithë ato para për një koncert që nuk e kanë pranuar disa shtete, unë sot kam vajtur të marr ilaçet e kancerit. Më kanë kompensuar vetëm 60 qindarka. Turp!”, deklaroi ajo.

Pacientja tha se kishte paguar mijëra lekë për ilaçet, ndërsa rimbursimi që mori ishte minimal.

“I kam blerë 22 mijë lekë, sot i mora 21 mijë lekë e 14 qindarka. E kuptoni çfarë leverdie më ka bërë mua ai njeri? Të thërrasë mendjes sa më shpejt e të japë dorëheqjen dhe të çlirojë këtë popull dhe Shqipërinë! Dorëheqje!”, u shpreh ajo.

 

Lini një Përgjigje