TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 20:48

Ilir Kulla: Fundi politik i Edi Ramës do të vijë nga SPAK-u

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Kulla: Fundi politik i Edi Ramës do të vijë nga SPAK-u
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ka deklaruar se, sipas tij, çdo zhvillim që mund të ndikojë në të ardhmen politike të kryeministrit Edi Rama nuk do të vijë nga protestat, por nga institucionet e zbatimit të ligjit.

I ftuar në emisionin "Të Pashoq", Kulla u shpreh se Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe materialet hetimore të ardhura nga partnerët ndërkombëtarë përbëjnë, sipas tij, "minën me sahat" më të madhe për qeverinë.

Sipas tij, protestat kanë rikthyer vëmendjen publike ndaj punës së institucioneve të drejtësisë, ndërsa theksoi se perceptimi ndërkombëtar për problematikat që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimin e organizuar në Shqipëri është bërë gjithnjë e më kritik.

Kulla deklaroi se sfida nuk lidhet vetëm me të ardhmen politike të kryeministrit, por edhe me besueshmërinë e të gjithë klasës politike. Eksperti i sigurisë shtoi se, sipas vlerësimit të tij, partnerët ndërkombëtarë nuk i kanë kërkuar dorëheqjen kryeministrit, por zbatimin e reformave dhe funksionimin normal të institucioneve.

“Shiko, në ka një gjë që, në ka një minë me sahat të vërtetë ndaj kryeministrit dhe analizën e protestës të ndarë... ato do të vijnë nga institucionet. Nga Prokuroria e Posaçme. Ok? Dhe problemi është që të gjitha këto materiale sensitive që dalin nga përgjimet, e kemi parë që dhe dosja rruga erdhi nga jashtë. Sky ECC ka ardhur nga jashtë, Matrixi ka ardhur nga jashtë. Pra të gjitha këto, këto të gjitha kanë ardhur nga perëndimi. Nga Holanda, Belgjika, Franca e të gjitha këto vende. Pra, nëse vërtetë ka mina me sahat, ose mina që nuk dallohen dhe të pashkelura, ato do të vijnë nga institucionet e zbatimit të ligjit. Fakti që kanë dalë ata njerëz aty dhe këta u zgjuan, kjo i bën institucionet e zbatimit të ligjit të kenë edhe vëmendjen me vete, domethënë, se në një moment të caktuar duket sikur njerëzit ishin fare indiferentë. Ndaj nuk di a të kujtohet ty nga shkurti, amerikanët nxorën edhe kohën në të cilën Shqipëria do të duhej të ndërmerrte x reforma e të tjerë. Fakti që nga përgjimet dalin që çështja e ndërtimeve publike, private, e skandaleve njëra pas tjetrit, e pastrimit të parave, e kokainës në nivel botëror, tregon që perceptimi ndaj sistemit në Shqipëri ka tone kaq pezhorative, saqë nuk është puna a mbijeton apo s'mbijeton kryeministri. Puna është a mbijeton apo s'mbijeton klasa politike. Ne të gjithë si klasë drejtuese. Se do vijë një moment... pasi të ketë ndodhur një proces i gjatë, se s'di sa do zgjasë, gjashtë muaj, një vit, dy, ja këtu do jemi.

Do vijë një moment që pikërisht historia dhe koha do na gjykojë për çfarë kemi thënë dhe për çfarë kemi vepruar, edhe ne që kemi pasur në dorë vetëm të flasim. Pra unë mendoj që nuk i ka kërkuar edhe nga ndërkombëtarët kush kryeministrit që të ikë. Po i ka kërkuar të bëjë punën. Se nuk është e mundur që një vend i Bashkimit Europian, kandidat për Bashkimin Europian, në 13 vjet të ketë ndërruar gati çdo vit drejtorin e përgjithshëm të policisë. Tregon që ka diçka që s'funksionon, apo jo? Dhe nuk është e mundur që në çdo arrestim të rëndësishëm të Prokurorisë së Posaçme dhe gjykatës, apo dhe të prokurorive të tjera të rretheve, të dalin zyrtarë të lartë të policisë së shtetit. Tregon që ke një problem të madh. Nuk është e mundur që në çdo projekt të rëndësishëm të miratuar, privat ose jo privat, nga përgjimet, pra nga dokumentat gjyqësorë, jo nga unë e nga ti, del që është të paktën një bandë e përfshirë dhe sasi të mëdhaja lekësh, kokainë, të futura”, tha Kulla.

kulla rama spak

Lini një Përgjigje