TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Janar 2025, 21:10

“Disiplina” me dorë të hekurt, pezullon me 15 ndeshje presidentin e kurbinasve; e pësojnë edhe Elbasani e Bylisi!

Shkruar nga Pamfleti

“Disiplina” me dorë të hekurt, pezullon me 15 ndeshje

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar këtë të hënë vendimet e tij për ngjarjet futbollistike të javës së kaluar.

Në total janë dhënë gjashtë masa disiplinore, të cilat përfshijnë gjoba që shkojnë deri në 100.000 lekë dhe pezullime deri në 15 ditë.

Presidenti i KF Laçi, Pashk Laska, është dënuar me 15 ndeshje pezullim për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, ndërsa lojtari i skuadrës, William Cordeiro, është pezulluar për 4 ndeshje për sjellje josportive.

Për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete piroteknike, AF Elbasani është gjobitur me 50 mijë lekë.

Vendimet e Disiplinës:

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Laçi, Cordeiro Melo Ëilliam, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

KF Shkumbini U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-19, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lini një Përgjigje