TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2025, 11:23

2025-a nuk është viti i Guardiolës/ Pas krizës së rezultateve të City, tekniku spanjoll divorcohet nga gruaja!

Shkruar nga Pamfleti

2025-a nuk është viti i Guardiolës/ Pas krizës së

Muajt e fundit duket se nuk kanë qenë më të mirët e mundshëm për trajnerin spanjoll Pep Guardiola. Pas rezultateve negative në fushë me Manchester City, Guardiloa po përjeton krizë edhe në jetën e tij bashkëshortore. Pas 30 viteve, Pep Guardiola është ndarë nga bashkëshortja e tij, Cristina Serra.

Çifti i famshëm kishin 30 vite bashkë, por vetëm 10 vitet e fundit ishin martuar. Lajmi i bërë publik fillimisht nga mediat argjentinase gjeti konfirmime edhe në Spanjë.

Guardiola dhe Cristina Serra prej kohësh jetonin në shtëpi të ndryshme. Që nga viti 2019, Serra nuk jetonte më në Mançester, por e kishte ndarë jetën e saj mes Londrës dhe Barcelonës, duke u kujdesuar për biznesin e sajë.

Prej disa javësh çifti po reflektonte në lidhje me divorcin, por tashmë gjithçka ka përfunduar. Gjithnjë sipas mediave, ndarja mes tyre ka qenë e qetë duke ruajtur një raport shumë të mirë.

Çifti kanë tre fëmijë nga lidhja e tyre, Maria 24 vjeç, një influencer me 2 milionë ndjekës, Marius djali i tyre 22 vjeç dhe Valentina, akoma minorene

Lini një Përgjigje