TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2025, 16:11

Dasma shqiptare bëhet virale në botën e futbollit, çifti e kthen atmosferën në mbrëmje Championsi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dasma shqiptare bëhet virale në botën e futbollit, çifti e

Dasmë që përshtatet me mbrëmjen e Champions? Po, dhe pikërisht nga një çift shqiptar.

Besforti dhe Kaltrina e kanë kthyer dasmën e tyre në një spektakël të veçantë, duke e përshtatur atmosferën në një mbrëmje të Ligës së Kampioneve. Para se ahengu të fillonte, djemtë në krahun e dhëndrit dhe vajzat në të nuses, u rreshtuan si në ndeshje futbolli, teksa në sfond dëgjohej himni i Champions League.

Ky moment unik nuk kaloi pa u vënë re dhe pamjet u bënë shpejt virale, pasi u shpërndanë nga “433”, një prej faqeve më të njohura në botën e futbollit.

Kjo ide kreative ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve, duke e kthyer dasmën e Besfortit dhe Kaltrinës në një fenomen ndërkombëtar.

 

besforti dhe kaltrina çifti shqiptar

Lini një Përgjigje