TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2025, 17:18

Rrufe në qiell të hapur për Sevijan, policia arreston futbollistin për trukime; ndëshkohej me të verdhë që të fitonin para shokët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rrufe në qiell të hapur për Sevijan, policia arreston

Kike Salas, mbrojtësi i skuadrës së Seviljes, është arrestuar sot nga policia në Spanjë, pasi akuzohet për trukime të ndeshjeve në favor të basteve sportive të paligjshme.

Një gjykatës në Moron de la Frontera, krahina ku ka lindur Salas, ka kërkuar që ai të paraqitej për të dëshmuar pas hetimeve që kanë lidhje me ndeshjet e kampionatit të kaluar. Sipas hetuesve, futbollisti i Seviljas kishte marrë vazhdimisht kartonë të verdhë për të favorizuar bastet sportive të miqve apo të afërmve të tij, për përfitime financiare të jashtëligjshme.

Ai akuzohet për mashtrim, në një çështje ku dhe La Liga do të përfshihet si palë e dëmtuar. Pasi është marrë gjatë ditës së sotme dëshmia e tij rreth akuzave, ai është lënë në hetim në gjendje të lirë.

Hetimet janë të përqendruara te disa ndeshje të fundit të sezonit të kaluar, në të cilat Sevilja nuk ishte në garë për asgjë, arsye pse ai mendohet se ka rënë dakord me shokët e tij që të merrte të verdhë që të fitoheshin skedina. Kike Salas është ndëshkuar me 10 kartonë të verdhë gjatë sezonit të kaluar, por 7 i ka marrë në 9 javët e fundit të kampionatit.

kike salas mbrojtësi i sevijas

Lini një Përgjigje