TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2025, 16:33

Do të luajë me 10 qepje prej të çarës në kokë, Atalanta grumbullon Gjimshitin për ndeshjen ndaj Juventusit

Shkruar nga Pamfleti

Do të luajë me 10 qepje prej të çarës në

Berat Gjimshiti nuk do të humbasë supersfidën e kësaj mesjave në Serinë A. Mbrojtësi shqiptar, la fushën e lojës që në minutat e para të sfidës ndaj Udinezes në kampionat në fundjavë, por nuk do të shohë si spektator në tribunë sfidën ndaj Juventusit që Atalanta luan sot.

Futbollisti u ça në vetull pas një përplasjeje kokë më kokë dhe meqë nuk ndalej hemorragjia, u desh të linte fushën e lojës duke përfunduar në spital. Atje iu konstatua një traumë në kokë dhe një e çarë për të cilën u deshën 10 qepje për ta mbyllur.

Prania e tij pas këtij dëmtimi ishte në dyshim, por mediat pranë klubit të Atalantës kanë bërë të ditur se Gjimshiti vlerësohet si i gatshëm për sfidën në fjalë. Trajneri Gasperini e ka grumbulluar për ndeshjen dhe tani mbetet të mësohet nëse do e nisë atë nga fillimi apo nëse do e nisë nga stoli.

 

berat gjimshiti mbrojtësi shqiptar atalanta

Lini një Përgjigje