TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2025, 18:49

Etrit Berisha pa ekip prej më shumë se një viti, Atalanta “rikthen” gardianin e portës kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Etrit Berisha pa ekip prej më shumë se një viti, Atalanta

Etrit Berisha po kalon një moment të vështirë përsa i përket karrierës futbollistike. Portieri i Kombëtares shqiptare është pa klub që prej korrikut të vitit 2024, kur u largua nga Empoli.

Megjithatë, ish-ekipi i tij, Atalanta është kujtuar për të. Me anë të një video të publikuar në Instagram në faqen zyrtare, klubi bergamask kujton një penallti që gardiani shqiptar ka pritur në të shkuarën kundër Juventusit.

Ishte pikërisht Paulo Dibala, asokohe pjesë e “Zonjës së Vjetër”, ai që nuk kaloi dot Berishën nga 11-metra. Një vlerësim ky nga klubi i Atalantës, të cilët nuk e kanë harruar kontributin e 35 vjeçarit me fanelën zikaltër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Atalanta B.C. (@atalantabc)

etrit berisha portieri i kombëtares shqiptare atalanta

Lini një Përgjigje