TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2025, 19:34

Zbulohen kushtet e kontratës së shitjes më të bujshme nga Kategoria e Parë, gati transferimi i portierit në kombëtares në Bundesligën 2

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen kushtet e kontratës së shitjes më të bujshme nga

Simon Simoni bëhet gati të nisë një etapë të re të karrierës së tij. Portieri kuqezi, i cili ka qenë vazhdimisht pjesë e përfaqësueseve të moshave, ashtu si edhe të Kombëtares A, tani pret të bëjë kalimin zyrtar në një klub të njohur të Bundesligës 2.

Gazetari i njohur për merkaton, Luka Bandini, ka zbuluar se Simoni është shumë pranë akordit për transferimin te Kaizerslautern. Portieri, i cili ishte transferimi më i bujshëm i historisë së Kategorisë së Parë, kur u shit në vitin 2013 nga Dinamo te Eintrahti i Frankfurtit në Gjermani, kërkon të aktivizohet rregullisht, siç nuk bëri në vitin e fundit ku është dhënë huazim te Ingolshtad në Bundesliga 3.

Sipas Bandinit, Simoni do të huazohet për 18 muaj me të drejtë blerje përfundimtare për 1 milion euro nga Kaizerslautern në fund të kësaj marrëveshje. Ndërkohë, Eintrahti i Frakfurtit, nuk ka hequr dorë plotësisht nga shqiptari, pasi ka vendosur një klauzolë riblerje për 3 milionë euro.

simon simoni portieri i kombëtares shqiptare kaizerslautern

Lini një Përgjigje