TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Janar 2025, 21:49

Klop këshillon Salah të mos largohet nga Liverpuli, ish-trajneri flet si tifoz i të kuqve

Shkruar nga Pamfleti

Klop këshillon Salah të mos largohet nga Liverpuli, ish-trajneri flet

Jurgen Klop mori zyrtarisht rolin e Drejtorit të Global Football te Red Bull këtë të martë, por ai nuk mundi t’i shpëtonte pjesës së madhe të së shkuarës së tij, postit të trajnerit të Liverpulit.

I pyetur për situatën e Mohamed Salah, i cili tashmë ka thënë se është në sezonin e fundit me Të Kuqtë, ai e ka ‘kundërshtuar’ sulmuesin dhe e ka këshilluar që të mos bëjë ndryshime.

Shpresoj që ai të qendrojë. Ai është sulmuesi më i mirë i Liverpulit në kohët moderne – dhe klubi ka pasur shumë sulmues të mëdhenj. Një lojtar fantastik, një profesionist fantastik.

Absolutisht e jashtëzakonshme. Ambasadori më i mirë që mund të kishte Egjipti”, tha ai në prezantim.

Salah është në fund të kontratës së tij dhe është i lirë të nënshkruajë për një klub jashtë Anglisë.

jurgen klop ish-trajneri i liverpulit mohamed salah

Lini një Përgjigje