
Mançester Siti ka barazuar 2-2 kundër Brentfordit në javën e 21 të Premier Ligës.
Kampionët në fuqi të Premier Ligës kanë shpërdoruar një avantazh prej dy golash në “Brentford Comunity”, pas dy golave të shënuar nga Foden në minutën e 66 dhe 78.
Reagimi i vendasve erdhi në minuat e fundit me golat e shënuar nga Visa në minutën e 82 dhe Norgard minutën e 92.
Zhgënjen edhe Çelsi që nuk ka shkuar më larg se një barazim 2-2 kundër Bërnmuthit në “Stamford Bridge”.
Palmer kaloi në avantazh ekipin e Mareskës, më pas miqtë përmbysën gjithçka me një penallti të Klaivert në minutën e 50 dhe një gol të Semenjo në minutën e 68.
Në fundin e ndeshjes, në minutën e 95, erdhi goli i Xhejms që fiksoi shifrat në 2-2.
Uest Hemi fitoi 3-2 në shtëpi kundër Fulhamit.
Lini një Përgjigje