TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2025, 16:23

“Rambo i Shqipërisë”, media italiane i thur elozhe Gjimshitit pas paraqitjes së shkëlqyer kundër Juventusit

Shkruar nga Pamfleti

“Rambo i Shqipërisë”, media italiane i thur elozhe

Berat Gjimshiti vazhdon që të dhurojë performanca të nivelit të lartë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shkëlqeu përsëri me Atalantën, në ndeshjen që këta të fundit barazuan 1-1 kundër skuadrës së Juventusit.

Media pranë klubit zikaltër, “Bergamo Corriere” nuk ka kursyer elozhet për qendërmbrojtësin shqiptar. Madje, media italine e krahason Gjimshitin me personazhin e njohur luftarak, Rambon.

Rambo i Shqipërisë luan sikur asgjë nuk i kishte ndodhur tre ditë pas një plage në ballë të mbyllur me dhjetë qepje. Ai ka një njollë pak sipër vetullës së tij, megjithatë luan pa u kursyer me topa të lartë në ajër dhe e bën punën e tij shumë mirë. Gjimshiti alternon mes Mekeni dhe Kupmeiners, nuk rrezikon kurrë. Pas, ishte më i miri”, ka shkruar media italiane.

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares shqiptare atalanta

Lini një Përgjigje