TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2025, 16:01

Nga Superiorja në Serinë A, Lacio kërkon të blejë talentin e skuadrës së Teutës

Shkruar nga Pamfleti

Nga Superiorja në Serinë A, Lacio kërkon të blejë

Ergis Arifi është një tjetër lojtar që luan në Superiore që mund të transferohet në Serinë A. Talenti i Teutës mund të bëjë hapin e madh në karrierë dhe tashmë pritet vetëm oferta.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Lacio është skuadra që kërkon durrsakun në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Madje ekipi italian ka shprehur interesimin për lojtarin, ndërsa presin që në orët në vazhdim të nisin edhe negociatat mes klubeve. Nëse ky operacion do të konkretizohet, te Lacio do të gjente Elseid Hysajn dhe Arijon Ibrahimoviç.

18-vjeçari këtë sezon ka luajtur në 11 ndeshje, në total 685 minuta. Arifi është një produkt i Teutës, duke dalë nga akademia e “Djemve të Detit”.

Në thuajse dy vite, mesfushori me tipare sulmuese ka fituar vëmendjen për aftësitë e tij. Në të njëjtën kohë Arifi është dhe pjesë e përfaqësueses U-19.

"Të nderuar zotërinj,

Ju informojmë për interesin tonë në lojtarin Ergis Arifi, i lindur më 11 janar 2007 dhe mundësinë për të negociuar transferimin te klubi ynë më janar të vitit 2025, në huazim deri në qershor dhe opsionin për një transferim të përhershëm.

Me mirësjellje kërkojmë konfirmimin tuaj për të vazhduar me negociatat dhe në rast se do të ketë përgjigje pozitive, një avokat i besuar nga ne do t’ju kontaktojë për anën ligjore.

Duke shpresuar për një bashkëpunim pozitiv me klubin tuaj, iu dërgoj përshëndetjet më të mira”, shkruhet në letrën e dërguar nga koordinatori i Akademisë te Lacio.

ergis arifi talenti i teutës lacio

Lini një Përgjigje