TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2025, 16:47

Guardiola në gjendje të rënduar, trajneri spanjoll humbet gjakftohtësinë me lojtarët e Sitit dhe acarohet me Ortegën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Guardiola në gjendje të rënduar, trajneri spanjoll humbet

Mançester Siti nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertën e Brentfordit. Dhe pse pati avantazhin e dy golave, sërish u barazua në fund.

Pas ndeshjes, Guardiola e kishte humbur gjakftohtësinë. Dhe pikërisht te Ortega dhe Gvardiol u shfaq mjaft i inatosur. Pas ndeshjes ndërkohë, befasoi duke treguar çfarë bisedoi me lojtarët.

Sa mirë që luajti(Gvardiol). Luajti një ndeshje të jashtëzakonshme. Folëm për një aksion, por e njëjta gjë dhe për Ortegën. I thashë sa mirë që luajti, sa mirë i pasoi Erling, sa i impresionuar jam veçanërisht me këta dy lojtarë”, u shpreh Guardiola në përfundim të sfidës.

Ndoshta kjo dhe një mënyrë për të mbrojtur skuadrën e tij, që ka zhgënjyer shumë kohët e fundit.

pep guardiola trajneri i mançester sitit

Lini një Përgjigje