TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2025, 18:17

“Rritja kalon nga momente të tilla”, Ventola dhe ish-trajneri i Interit këshillojnë zikaltërit: Të bëjmë si Juvja me Jilldiz për Asllanin

Shkruar nga Pamfleti

“Rritja kalon nga momente të tilla”, Ventola dhe ish-trajneri i

Kristjan Asllani mund të përfitojë nga dëmtimi i Hakan Çalhanollu për të luajtur ndeshjen e dytë radhazi si titullar në kampionat me Interin, për të lënë pas kritikat që vërshuan në adresë të tij pas finales së Superkupës së Italisë, por edhe për të treguar se mund të jetë shumë mirë një protagonist te zikaltrit.

Ai do të luajë titullar ndaj Bolonjës dhe për shumëkënd, ky do të jetë një tjetër test për rritjen e tij dhe vazhdimësinë që pritet nga mesfushori shqiptar. Ish-sulmuesi i njohur i Interit, Nikola Ventola, është i bindur se pikërisht aktivizimi i vazhdueshëm i Asllanit do e ndihmojë që të arrijë në nivelet e duhura.

Vazhdimësia sigurisht që mund të jetë zgjidhja. Shihni Jilldiz si po rritet te Juevntusi, sa më shumë luan, aq më shumë fiton besim, por edhe aftësi në këmbë”, tha Ventola.

Edhe për ish-trajnerin e Interit, Andrea Stramaçoni, ky moment është i rëndësishëm për Asllanin, pasi e sheh këtë aktivizim në ndeshje radhazi si shenjë e etapave që duhet të kalojë në karrierë. “Sipas meje Çalha nuk zëvendësohet, por qartësisht rritja përfundimtare e Asllanit kalon nga momente të tilla”, theksoi ai në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport”.

nikola ventola ish-sulmuesi i interit kristjan asllani

Lini një Përgjigje