
Enis Bardhi ndan rrugët me Trabzonsporin. Klubi turk ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Trabzonspori, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë, i dhuroi Bardhit një çmim. Lojtari me origjinë shqiptare, theksoi se gjatë qendrimit në Trabzon është ndjerë si në shtëpinë e tij.
29-vjeçari ishte një shtyllë e rëndësishme për këtë skuadër, teksa për 3 sezone ka luajtur në kampionat më shumë se 70 ndeshje. Me interes të madh pritet të shihet se ku do të transferohet Bardhi, me alternativat që janë të shumta.
Lini një Përgjigje