TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2025, 18:39

Sulmuesi kuqezi largohet nga Leçe, talenti 20-vjeçar i bashkohet portierit shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi kuqezi largohet nga Leçe, talenti 20-vjeçar i bashkohet

Dario Daka është zyrtarisht një lojtar i Trapanit në Serinë C. Sulmuesi shqiptar u largua nga Leçe ku po jepte kontributin e tij te të rinjtë, ndërsa ishte në stol për ekipin e parë në ndeshjen e fundit.

Daka është pjesë e përfaqësueses U-21 të Shqipërisë. Sulmuesi 20-vjeçar kështu do të ketë më tepër mundësi për të treguar vlerat e tij në Itali.

Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe falënderoj klubin për besimin. E zgjodha Trapanin me kënaqësi sepse është një projekt i rëndësishëm dhe ambiciet e klubit janë si të miat. Jam një person që jep gjithçka për skuadrën”, u shpreh Daka në prezantimin te klubi italian.

Skuadra e Trapanit aktualisht mban vendin e 10 në kampionat. Në total janë 20 skuadra që garojnë. Portieri Enis Ujkaj, është po ashtu pjesë e këtij ekipi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Trapani 1905 (@fc_trapani_1905)

dario daka sulmuesi shqiptar trapani

Lini një Përgjigje