TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2023, 21:37

Një tjetër lojtar vjen me gol në Kombëtare, Mirlind Daku në formë para ndeshjeve me Moldavinë dhe Ishujt Faroe (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër lojtar vjen me gol në Kombëtare, Mirlind Daku

Futbollistët e Kombëtares po vijnë në grumbullimin vendimtar të ndeshjeve të nëntorit në formë të shkëlqyer me paraqitje mbresëlënëse në ndeshjet me skuadrat e tyre. Disa prej tyre kanë gjetur golin, si Ajeti e Muja, ndërsa kësaj liste i është shtuar sot edhe Mirlind Daku. 

Sulmuesi i cili luan me Rubin Kazan në kampionatin rus, ka qenë protagonist i ndeshjes në transfertë ndaj Soçit. Në minutën e 55, një faull ndaj sulmuesit shqiptar bëri që Kravisov i ekipit vendas të largohej me karton të kuq. 

Më pas, në minutën e 66, sulmuesi shqiptar ishte ai i cili tundi rrjetën me një gjuajtje të fortë, duke çuar shifrat në 2-0 për skuadrën e tij. 
 
Ky ishte goli i tretë në këtë kampionat i Dakut, i cili ka dhënë edhe një asist për skuadrën e Rubin Kazan në këtë edicion. 

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje