TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2023, 21:05

Alarm te Shqipëria para dy finaleve vendimtare të “EURO 2024”, Asllani dëmtohet para grumbullimit me kombëtaren kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Alarm te Shqipëria para dy finaleve vendimtare të “EURO

Nuk ka vetëm lajme pozitive për trajnerin Silvinjo para startit të grumbullimit të Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të “EURO 2024”. Lajmi më shqetësues vjen nga Italia ku Kristjan Asllani, ka dhënë aforfe për sfidën e Serisë A që luante Interi sot ndaj Frozinones. 

Pak minuta para fillimit të takimit, klubi zikaltër ka bërë të ditur se mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk do të ishte në dispozicion të trajnerit Simone Inzagi për këtë sfidë. Ai jo vetëm që nuk do të luante titullar, siç mendohej nga shumëkush, por nuk do të ishte as në stolin e rezervave. 

Sipas klubit zikaltër, futbollisti ka një shqetësim në muskujt e kofshës së djathtë, ndaj është lënë pushim për takimin e sotëm. Një lajm që padyshim do të shqetësojë Silvinjon, i cili shpresonte që të kishte të gjithë lojtarët në formë sa më të mirë për këtë ndeshje vendimtare të kualifikuesve. 

kristjan asllani mesfushori i kombëtares shqiptare inter

Lini një Përgjigje