
Goteborgu fitoi 1-2 ndaj Varbergut në kampionatin suedez, në sfidën e luajtur në Paskbergsvallen. Arbnor Muçolli, lojtari i thirrur nga Shqipëria dhe që aktivizohet te Goteborgu “rrëmbeu skenën” në fundin e ndeshjes.
Sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 89, duke humbur kështu një shans të artë për ekipin e tij. Gjithsesi, 24-vjeçari rregulloi gabimin me një asist për Karlen në minutën e 95.
Ky është sezoni i tij i parë në Suedi në Allsvenskan. Më parë, Muçolli mbahet mend për përvojën te Velje në Danimarkë.
Një sinjal mjaft pozitiv për Kombëtaren tonë, pasi kujtojmë se Muçolli është në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Silvinjo në ndeshjen që Shqipëria do të luajë përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Goterborgu renditet në vendin e 13 pas 30 ndeshjesh.
Lini një Përgjigje