
Liverpuli ka mundur 3-0 Brentfordin në javën e 12 të Premier Ligës.
Fitore e pastër për skuadrën e Jurgen Klop, që ka kapur Arsenalin dhe Mançester Sitin në kreun e renditjes, por Siti ka një ndeshje për të luajtur.
Protagonisti i ndeshjes ishte Mohamed Salah, autor i një dygolëshi.
Egjiptiani është lojtari i parë në histori që ka shënuar gol në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit të luajtura nga Liverpuli në shtëpi.
Goli i tretë për “Të Kuqtë” u realizua nga Diogo Zhota.
Në ndeshjet e tjera, Aston Vila mundi 3-1 në shtëpi skuadrën e Fulhamit, Uest Hemi mposhti 3-2 Notingemin dhe Brajton-Shefild Junajtid u mbyll në barazim 1-1.
Lini një Përgjigje