
Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë nisur hetimet për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena i cili pësoi atak kardiak në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Partizanit.
Autopsia pritet të dalë ditën e sotme për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes. Janë sekuestruar të gjitha kartelat mjekësore të lojtarit në FSHF apo në klubin e Egnatias.
Po ashtu janë pyetur mjekët që kanë asistuar në analizat e tij të cilët janë shprehur se analizat qe prej janarit kur ai ishte në vendin tone kanë dale sipas normave të lejuara.
Është bërë edhe kontrolli për protokollin dhe kohën e reagimit të mjekëve dhe autoambulancës dhe sipas hetimeve çdo gjë ka qenë në kohë pavarësisht se jeta e 28 vjecarit nuk u shpëtua dot.
Sulmuesi dhe kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare ditën e djeshme. Gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit (1-1) për javën e 13-të në Superligës, ganezi u rrëzua në tokë në stadiumin "Arena Egnatia" në Rrogozhinë në minutën e 24. Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe u dërgua në spital, por sulmuesi nuk ia doli të mbijetonte nga goditja e tretë në zemër.
Lini një Përgjigje