
Odise Roshi ka qenë protagonist absolut në ndeshjen e sotme që ekipi i tij Sakariaspor luajti në transfertë përballë Boluspor. Ekipi i shqiptarit triumfoi me rezultatin 2-3, teksa Roshi shënoi golin e dytë për të tijët.
Rraketa e Kombëtares mori një top nga mesi i fushës duke përshkuar metra me shpejtësi, teksa në hyrje të zonës lëshoi një “predhë” që portieri kundërshtar nuk kishte shanse ta ndalonte.
Për Roshin ky është goli i parë me fanelën e Sakariaspor, me këta të fundit që pas kësaj fitoreje renditen në vendin e 7 me 19 pikë, në ligën e dytë të Turqisë.
Boluspor - Sakaryaspor | Odise Roshi’nin Golü pic.twitter.com/jub8OPqUnD
— Sakaryaspor Photoshop (@SakaryasporPS) November 12, 2023
Lini një Përgjigje