TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2023, 18:43

Paraqitje e mirë në dy gara në Finlandë, Lara Kolturi nderon Shqipërinë dhe renditet në vendin e 22 në Botërorin e Skive (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Paraqitje e mirë në dy gara në Finlandë, Lara Kolturi nderon

Në pistën e Levi, në Finlandë, u zhvilluan këtë fundjavë dy garat e radhës së Kupës së Botës për femra në ski, ato të sllallomit. Në pistë zbriti edhe skiatorja shqiptare Lara Kolturi (lindur në Itali por me nënshtetësi shqiptare), në sezonin e saj të dytë në garat e Kupës së Botës. 

Skiatorja 16-vjeçare bëri një paraqitje të mirë, duke hyrë në zonën e pikëve në të dyja garat, duke grumbulluar kështu pikët e para sezonale. Ditën e shtunë, në garën e parë të sllallomit, ajo u klasifikua në vendin e 22 mes 83 skiatoreve. 

Pas zbritjes së parë, Kolturi dha kohën 56”63, duke hyrë mes 30 skiatoreve më të mira. Në zbritjen e dytë, skiatorja kuqezi dha kohën 58”31. Në total, Kolturi u klasifikua e 22, me kohën 1’54”94, duke grumbulluar 9 pikë. 

Në garën e dytë të sllallomit zhvilluar sot, skiatorja shqiptare u rendit në vendin e 25, duke grumbulluar 6 pikë.

Pas zbritjes së parë, ajo dha kohën 58”49, duke hyrë sërish mes 30 skiatoreve më të mira. Në zbritjen e dytë, Kolturi dha kohën 56″12 dhe koha e përgjithshme e saj ishte 1’54”61. 



lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje