TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2023, 19:05

Barcelona fiton me përmbysje, Levandovski i jep fund “agjërimit”

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona fiton me përmbysje, Levandovski i jep fund

Barcelona ka mundur 2-1 Deportivo Alavesh në javën e 13 të La Ligës. 
 
Një fitore e vështirë për katalanasit, të cilët e panë veten në disavantazh pas vetëm 18 sekondash lojë pas golit të shënuar nga Omorodion menjëherë pas fillimit të sfidës. 

Reagimi i lojtarëve të Çavit erdhi në pjesën e dytë. 

Heroi i përmbysjes ka ishte Robert Levandovski, autor i një dygolëshi. Polaku barazoi në minutën e 53 me një goditje të bukur me kokë dhe më pas realizoi golin e dytë në minutën e 77 me penallti. 

Falë kësaj fitoreje, Barcelona kthehet të jetë vetëm dy pikë larg Realit të Madridit të vendit të dytë dhe katër pikë larg Xhironës kryesuese. 
 
 

barcelona deportivo alavesh la liga

Lini një Përgjigje