TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2023, 20:11

Lacio dhe Roma nuk “ndezin”, vetëm 8 minuta lojë për Elsi Hysajn në derbin e kryeqytetit italian

Shkruar nga Pamfleti

Lacio dhe Roma nuk “ndezin”, vetëm 8 minuta lojë për

Derbi i kryeqytetit mes Lacios dhe Romës nuk solli fitues, me sfidën që përfundoi pa gola. Ekipi i drejtuar nga Zhoze Murinjo festoi në minutën e 13 golin e Kristantes, por nuk ishte e thënë që gëzimi të zgjaste shumë, pasi VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje. 

Lacialët iu afruan shumë golit me Luis Alberton në mesin e fraksionit të parë, fati nuk ishte me spanjollin, me topin që u ndal vetëm nga shtylla. Në minutën e 44, Luis Alberto shpërdoroi një mundësi të artë, duke mos gjetur dot katërkëndëshin e mbrojtur nga Rui Patricio, edhe pse ishte shumë afër. 

45 minutat e dyta, Roma qarkulloi topin, pa mundur dot të bëjë ndryshimin në sulm. Vetëm 8 minuta lojë për Elsi Hysaj, i cili u aktivizua në fund. 
 
Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me Sarrin dhe Murinjon që shtrënguan duart në fund, në “Stadio Olimpico”. 

lacio roma seria a

Lini një Përgjigje