TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2023, 19:46

Armando Broja ndal Sitin në Londër, lumë golash për një barazim spektakolar në “Stamford Bridge”

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja ndal Sitin në Londër, lumë golash për një

Armando Broja ishte një nga protagonistët kryesorë në ndeshjen që Çelsi luajti përballë Mançester Sitit në Londër. Sfida e vlefshme për javën e 12 të ligës angleze përfundoi me rezultatin 4-4. 

Armando Broja u inkuadrua në fushën e lojës në minutën e 89 kur rezultati ishte 3-4 në favor të “Qytetarëve”. Por vetëm 4 minuta më pas, Broja u bë protagonist, duke fituar një 11-metërsh pas ndërhyrjes që mori nga Ruben Dias. 11-metërshin e ktheu në gol Palmer, duke i dhënë kështu Çelsit 1 pikë me vlerë. Pikë në të cilën kontribuoi edhe sulmuesi i Kombëtares. 

Kujtojmë që Broja nuk është pjesë e listës së lojtarëve të ftuar nga Silvinjo për ndeshjet që Kombëtarja do të luajë kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Tekniku brazilian është shprehur se është më mirë që Brojën ta lënë për t’u rikuperuar gradualisht. 
 
Barazim spektakolar në Premier Ligë 4-4 mes Çelsit dhe Mançester Sitit në “Stamford Bridge”. Në minutën e 25, Haland shndërroi në gol një penallti, duke çuar peshë tifozët e Sitit që kishin shkuar për të parë nga afër ndeshjen. 

Blutë e Londrës, pas disa insistimesh, përmbysën llogaritë me Silvën dhe Stërling. Spektakli i pjesës së parë s’kishte përfunduar ende, pasi mbrojtësi zviceran Akanzhi vendosi ekuilibrat. 

Pjesa e dytë filloi me gol për “Qytetarët”. I zakonshmi Haland bëri atë që di të bëjë më mirë, dërgoi topin në rrjetë. Djemtë e Poçetinos nuk u dorëzuan dhe reaguan përsëri, këtë herë me Xhekson në minutën e 67. Goli i Rodrit në minutën e 86 u duk sikur i dha fitoren skuadrës së Guardiolës por nuk ndodhi kështu. 

Çelsi doli të merrte një pikë në këtë takim, pasi Palmer u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, penallti kjo e fituar në shtesë nga sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili u aktivizua në minutën e 89. 

Me këtë rezultat, Siti kryeson kampionatin, ndërsa Çelsi renditet në mesin e tabelës. 

Çelsi mançester siti premier liga

Lini një Përgjigje