TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Nëntor 2023, 20:42

Xhaka tërboi serbët me fanelën e Ardon Jasharit në Botëror, kapiteni shqiptar refuzon ftesën nga Kombëtarja e Zvicrës

Shkruar nga Pamfleti

Xhaka tërboi serbët me fanelën e Ardon Jasharit në

Ardon Jashari është kthyer prej një viti në një emër shumë të njohur në Zvicër e jo vetëm. Djaloshi shqiptar është bërë pjesë e Luzernës, ku që në moshën 22-vjeçare mban shiritin e kapitenit dhe meqë shihet si një lojtar me shumë perspektivë, është ftuar edhe në kombëtaren A të Zvicrës vazhdimisht, përfshirë këtu edhe në Botërorin 2022 që u zhvillua në Katar. 
 
Xhiroja e fushës e Granit Xhakës pas ndeshjes me Serbinë duke mbajtur veshur fanelën e tij është bërë legjendare dhe i dha edhe më shumë famë Jasharit, Por së fundmi, përfshirja e tij në radhët e përfaqësueses zvicerane është vënë në dyshim. 

Jashari ka refuzuar këtë të premte që të grumbullohet me përfaqësuesen U-21, edhe pse ka ende moshën për ta bërë një gjë të tillë. Ai është në listën e pritjes së ekipit A të Zvicrës, por nuk dëshiron që të luajë më me moshat. 

Një vendim, i cili ka bërë të shpërthejnë polemikat ndaj tij me shumë ekspertë zviceranë si Moritz Bauer i “SRF”, ish-trajneri i përfaqësueses, Rolf Fringer apo ish-futbollisti Bëni Hugel, që kanë bërë thirrje që djaloshi të mos grumbullohet më me skuadrën që drejtohet nga Murat Jakin, me të cilën ai ka luajtur në total në 2 ndeshje. 
 

granit xhaka ardon jashari

Lini një Përgjigje