
Lojtarët janë zëvendësuar nga kuajt. Këto pamje të trishta vijnë nga stadiumi i Kastriotit të Krujës. Ai është kthyer në vend ku ushqehen dhe kalojnë ditën kuajt. Nuk ka asnjë gjurmë të tapetit të fushës.
Të dëmtuara janë dhe shkallët e stadiumit. Në to janë hedhur pirgje me inerte. Fusha po ju shërben këmbësorëve, pasi ju shkurton rrugën për në shtëpi. Dëshmitë e vetme që dikur ky ishte stadium janë dy porta, shkruan “Panorama Sport”.
Prej më shumë se 6-vjet nuk është vënë dorë dhe për pasojë ekipi i “Kastriotit” nuk luan më në këtë fushë.
Skuadra luan në fusha të qyteteve të tjera. Ekipi po braktiset dhe nga tifozët, pasi prej distancave ata po e ndjekin gjithnjë e më pak skuadrën e zemrës.
Lini një Përgjigje