
Pavarësisht se nënshkrimet e mëdha që po bën së fundmi dukej se ishin pjesë e një plani që do të përfundonte me organizimin e Botërorit 2030, informacionet e fundit tregojnë se Arabia Saudite ka vendosur të tërhiqet nga kjo garë.
Sipas “Marca”, ministri i Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan Al Saud, ka kontaktuar me Greqinë dhe Egjiptin, vendet e tjera në kandidaturën e tyre të përbashkët, për t'i informuar se përfundimisht po tërhiqen nga organizimi i Kupës së Botës 2030.
Arsyeja e vendimit të marrë nga Arabia nuk është gjë tjetër veçse fakti se ka arritur në përfundimin se është e pamundur të mposhtet kandidatura e përbërë nga Spanja, Portugalia dhe Maroku për shkak të punës së kryer prej saj prej kohësh.
Nëse konfirmohet, tërheqja e Arabisë do të ishte padyshim një lajm i mirë për kandidaturën e përbashkët të lartpërmendur të Spanjës, Portugalisë dhe Marokut. Rivali i vetëm do të ishte një amerikano-jugor, i përbërë nga Argjentina, Uruguaji, Kili dhe Paraguaji. Emri i fituesit do të bëhet i ditur në shtator 2024.
Lini një Përgjigje