
Kanë përfunduar të treja sfidat e pasdites të vlefshme për “EURO U-21”.
Anglia U-21 ka mposhtur në transfertë Çekinë U-21 me rezultatin 2-0. Sfida u zhbllokua nga Ramsej në minutën e 47′, ndërsa në minutën 90’+4, Roue vulosi sfidën. Kështu anglezët marrin një fitore të vlefshme me 3 pikë.
Edhe Zvicra U2-1 ka fituar në tranfertë ndaj Norvegjisë U-21. Të parët që kaluan në avantazh ishin norvegjezët dhe më pas “helvetët” përmbysën shifrat, duke i dërguar në 2-1. Sfida u zhbllokua fillimisht nga Norvegjia, teksa Zvicvra shënoi më pas dy gola të shpejtë. Fitorja u vulos nga futbollisti me origjinë shqiptare, Kastriot Imeri.
Nga ana tjetër Gjermania U-21 dhe Izraeli U-21 kanë ndarë pikët, teksa sfida është mbyllur me rezultatin 1-1.
Lini një Përgjigje