TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Qershor 2023, 19:31

29-vite nga vdekja e futbollistit kolumbian, si e vrau shoferi i Pablo Eskobarit me 12 plumba për një autogol

Shkruar nga Pamfleti

29-vite nga vdekja e futbollistit kolumbian, si e vrau shoferi i Pablo Eskobarit

Kanë kaluar pothuajse 29-vjet nga vrasja tragjike e futbollistit kolumbian Andreas Eskobar, i cili vdiq më 2 korrik 1994, para një klubi nate në Medelin, Kolumbi, për shkak të autogolit që shënoi në një ndeshje kundër SHBA-së në Botëror. Një humbje që i kushtoi Kolumbisë një vend në raundin tjetër të kompeticionit.

Ndeshja e diskutueshme u luajt më 22 qershor 1994 në stadiumin “Rose Bowl” në Pasadena. Kolumbia kishte humbur edhe nga Rumania para asaj ndeshjeje dhe vetëm një triumf ndaj SHBA-së do t'i linte në garën për 1/8 e Kupës së Botës. Andreas Eskobar ishte tragjedia e ndeshjes, pasi shënoi autogol në minutën e 34 në ndeshjen që Kolumbia humbi 2:1. Askush nuk dyshoi se Eskobari kishte firmosur dënimin e tij me vdekje me atë autogol.


"Ju siguroj se asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur në grupin tonë, ne thjesht luajtëm keq. Shihemi së shpejti sepse jeta nuk mbaron këtu", shkruante Eskobar në një rubrikë për "El Tiempo", e cila u publikua vetëm pak orë para se të vritej brutalisht. Ato fjalë të bëjnë të rrëqethem edhe sot.

Dhjetë ditë më vonë, Eskobar u kthye në Kolumbi, megjithëse fillimisht kishte planifikuar të vizitonte të afërmit në Las Vegas. Futbollisti kolumbian e kaloi natën me miqtë e tij në një klub nate në periferi të Medelin. Sipas versionit zyrtar të policisë, Eskobar u largua nga klubi rreth orës tre të mëngjesit.

Në parkingun përballë klubit e pritën tre persona dhe nisën të debatonin me të. Eskobar kishte hyrë tashmë në makinë kur njëri prej tyre nxori një armë dhe qëlloi 12 plumba në drejtim të futbollistit. Dyshohet se pas çdo gjuajtjeje, vrasësi bërtiste: "Gol", siç bëjnë komentuesit e Amerikës së Jugut. Dyshohet se vrasësi ishte shoferi i një bosi famëkeq të drogës. Eskobar vdiq 45 minuta më vonë dhe më shumë se 120,000 njerëz morën pjesë në funeral.

Dy dekada e gjysmë më vonë, një nga vrasësit më të famshëm të të famshmit Pablo Eskobar, Xhon Zhairo Velezkez Vazkez , i njohur edhe me pseudonimin "Popeje", zbuloi se vdekja tragjike e futbollistit nuk erdhi nga tekat e vrasësve, por vetëm për shkak të autogolit.

Ai pretendon se vrasja nuk ishte fare e planifikuar.

Ajo që supozohej të ishte “thjesht” një breshëri ofendimesh u kthye në një breshëri të shtënash.

Sepse Andres Eskobar nuk donte të heshtte për ofendimet, por donte të debatonte me të dy që iu drejtuan. Nuk e kishte idenë se kush ishin.

"Gabimi i Andreas ishte se ai iu përgjigj atyre djemve," zbuloi "Popeje" në dokumentarin "The Two Escobars". Ai ishte një nga vrasësit kryesorë të Pablo Eskobarit dhe sipas pranimit të tij, për shkak të urdhrave të kriminelit të famshëm, ai dënoi edhe të dashurën e tij. Ai po argëtohej me ish-të dashurën e shefit të tij (Uendi Kavariadja), kur teksa ishin shtrirë, ra zilja e telefonit dhe nga ana tjetër u dëgjua zëri i Eskobarit: "Ti ose ajo, mos hezito asnjë sekondë. Dashuri ose vdekje, para ose plumb. Unë jam duke pritur." Si kryevrasësi dhe krahu i djathtë i Pablo Eskobarit, Velazkez iu bind urdhrave edhe pse ishte në shtrat me gruan që donte.

Ai doli nga burgu në vitin 2016, hapi një kanal në YouTube dhe mori pjesë në disa programe televizive, si sezoni i tretë i serialit "Narcos", si dhe dokumentari i përmendur për Andreas Eskobar, dhe vdiq në mosha 57-vjeçare nga kanceri i ezofagut.

Andreas Eskobar ishte vetëm 30-vjeç kur u qëllua në rrugë në vendlindjen e tij, Medelin.

andreas eskobar futbollisti kolumbian

Lini një Përgjigje