TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Qershor 2023, 17:34

“Duket se e zë gjumi në pankinë”, ish-kapiteni i Polonisë lumë kritikash ndaj trajnerit Fernando Santos

Shkruar nga Pamfleti

“Duket se e zë gjumi në pankinë”, ish-kapiteni i

E drejtuar nga trajneri Fernando Santos, Polonia i komplikoi llogaritë në grupin ‘E’ kualifikues për ‘EURO 2024’ këtë të martë, duke humbur në transfertën ndaj Moldavisë, me rezultatin 3-2, pasi kishte fituar në pjesën e parë 2-0.

Rezultati ka motivuar sërish shumë kritika nga Jaçek Bak, ish-kapiteni i kombëtares polake, i cili tashmë e kishte vënë në shënjestër trajnerin portugez, edhe pas fitores në miqësoren kundër Gjermanisë.

"Ne të gjithë e kemi parë këtë. Edhe unë mund të humbas një ndeshje, por duhet të vrapoj. Moldavët vrapuan, erdhën pas nesh në pjesën e dytë. E di që lojtarët i kanë pushimet në mendjen e tyre dhe se është e vështirë të luash kështu, por me këtë skuadër...

As Fernando Santos nuk bëri asgjë, ai gjithmonë thoshte se trajneri i Polonisë duhet të jetë me ekipin, i cili gjatë gjithë karrierës së tij arriti 96 ndeshje për kombëtaren e vendit të tij, pasi bëri debutimin në vitin 1993.

"Fernando Santos është shumë i qetë dhe ne kemi nevojë për udhëzim në pjesën e parë ose në fund të lojës. Kur e shikoj, kam përshtypjen se po e zë gjumi në pankinë. Dhe lojtarët tanë bien në gjumë me të.

Në futbollin profesionist lojtari hyn në fushë dhe ai e di se çfarë i tha trajneri. Fernando Santos mund të ketë një skuadër si Portugalia, që luan për vete, por jo tonën. Ne kemi nevojë për karizëm. Por Fernando Santos bie në gjumë", shtoi ai.

Me këtë humbje, Polonia zbret në vendin e 4 në grupin ‘E’, me 3 pikë. Republika Çeke kryeson grupin me shtatë pikë, e ndjekur nga Shqipëria (gjashtë) dhe Moldavia (pesë).

jaçek bak ish-kapiteni i polonisë fernando santos

Lini një Përgjigje